Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Sezoni i ngjitjeve në malin Everest përfundoi dje. Tetë persona kanë humbur jetën duke u ngjitur që nga nisja e sezonit, në muajin prill.
Numri i të vdekurve këtë vit është zvogëluar nga 18 të vitit të kaluar. Të vdekur janë dy alpinistë mongolë, një kenian, një indian dhe një nepalez. Një shtetas britanik dhe dy udhërrëfyes nepalezë janë të zhdukur, por mendohet se kanë vdekur.
Më shumë se 600 alpinistë dhe udhërrëfyes kanë arritur majën gjatë këtij sezoni të ngjitjes, thanë nga Ministria e Turizmit të Nepalit.
Nepalezia Phunjo Lama theu rekordin për ngjitjen më të shpejtë femërore dhe asaj iu deshën 14 orë e 31 minuta për të arritur majën. Kujtojmë se lartësia e Everestit është 8849 metra mbi nivelin e detit.
Alpinisti nepalez dhe udhërrëfyesi malor Kami Rita Sherpa arriti majën për herë të 30-të, duke vendosur një rekord të ri botëror. Ngjitjen e parë e ka bërë në vitin 1994, saktësisht tridhjetë vjet më parë.
Poli Piotr Jerzy Krzyzowski ishte i pari që u ngjit në malin Locust dhe Everest pa oksigjen.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)