Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
SHBA-të kanë kthyer në Itali, rreth 600 vepra arti të vjedhura, në vlerë prej 80 milionë dollarë. Duke filluar që nga statujat prej bronzi të përmasave të mëdha, e deri tek monedhat e vogla romake, pikturat me vaj, mozaikët që nga shekulli i 9, ishin vjedhur vitin e kaluar. Punimet e trafikuara, të plaçkitura nga rajonet italiane të Lazios, Kampanias, Puglias, Kalabrisë dhe Sicilisë, u sekuestruan në Nju Jork dhe Nju Xhersi. Veprat e kthyera, së bashku me 60 objekte të riatdhesuara, vlejnë më shumë se 80 milionë dollarë, megjithatë autoritetet thanë se 80 milion dollarë e sendeve nuk përfshijnë 100 objekte të tjera që ekipi sapo ka kapur në SHBA. Midis sendeve të ekspozuara ishin dhe një statujë umbriane, dy koka bronzi që datojnë nga shekulli 4. Vetëm në vitin 2023, 105,474 vepra arti me vlerë më shumë se 287 milionë dollarë u gjetën dhe u konfiskuan në mbarë botën.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)