Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Banorët në Rafah, qytetin jugor të Gazës, kanë raportuar për intensifikim të bombardimeve me artileri dhe të shtëna armësh, pasi Izraeli tha se ka marrë nën kontroll një korridor strategjik në kufirin tokësor të territorit palestinez me Egjiptin. Ushtria izraelite pretendon se forcat ajrore të saj goditën mbi 50 objektiva në të gjithë Rripin e Gazës gjatë ditës së kaluar. Luftime dhe granatime me artileri po ashtu janë raportuar në veri të enklavës, teksa banorët kanë thënë se kanë parë tym në kampet e refugjatëve, Xhabalia dhe Beit Lahia. Ushtria izraelite ka nisur inkursionin e saj në Rafah në fillim të majit, pavarësisht kundërshtimeve ndërkombëtare për shkak të shqetësimeve për fatin e palestinezëve që strehohen në këtë pjesë të Gazës. Para se Izraeli të niste ofensivën në Rafah, Kombet e Bashkuara kishin vlerësuar se 1.4 milion banorë ishin strehuar atje. Që atëherë, më shumë se 1 milion banorë janë larguar nga zona.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)