Bota & Kuriozitete

NATO takim në Pragë/ Debate në aleancë për përdorimin e armëve perëndimore ose jo nga Ukraina kundrejt Rusisë

todayMay 30, 2024 1

Background
share close

Aleanca ushtarake e NATO-s zhvillon një takim jozyrtar, dyditor në Pragë, sot dhe nesër nën presionin e disa anëtarëve të saj, përfshirë Francën, të cilët duan që Ukraina të lejojë të godasë territorin rus me armët që i janë dhënë Kievit nga vetë aleatët e NATO-s. Debati për përdorimin ose jo të armëve që vendet perëndimore i kanë ofruar Kievit, ka sjellë trazira në vendet e NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në prill të këtij viti, ka propozuar që aleatët të bëjnë një zotim shumëvjeçar për ndihmë ushtarake për Ukrainën. Jo zyrtarisht, zyrtarët kanë përmendur shumën prej 100 miliardë eurosh për pesë vitet e ardhshme. Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov beson se teorikisht mund të gjendet një zgjidhje politike në Ukrainë, nëse Perëndimi ndalon furnizimin me armë. Në një intervistë për agjencinë Ria Novosti, ai u shpreh se sa më shpejt të ndodhë kjo, aq më shpejt do të fillojë një zgjidhje politike. Vendet anëtare të NATO-s, deri tani, koordinuan ndihmën ushtarake përmes Grupit të Kontaktit të Ukrainës (UCG), një nismë e kryesuar nga SHBA. Por, varësia e UCG-së nga koordinimi i SHBA-së i ka lënë aleatët evropianë të frikësuar, pasi kjo gjë mund të lëkundet, nëse zgjedhjet presidenciale të nëntorit e rikthejnë Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë. Kjo frikë vjen pasi kryeministri hungarez Viktor Orbán, një aleat i Trump, tha se ish-presidenti “nuk do t’i japë asnjë cent për përpjekjet e Ukrainës në luftë”.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%