Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) parashikon se fenomeni klimatik El Ninjo, do të përfundojë këtë vit, megjithatë kjo nuk do të sjellë ndryshim klimatik. “Klima jonë do të vazhdojë të jetë më ekstreme për shkak të nxehtësisë dhe lagështisë shtesë në atmosferën tonë”, u shpreh WMO.
Në një njoftim për shtyp, WMO tha se ‘’ka një shans 70% që ngjarja e motit La Ninja të ndodhë deri në nëntor, për shkak të temperaturave më të ftohta në Oqeanin Paqësor ekuatorial qendror dhe lindor’’.
‘’Në shumë vende, La Ninja ka një ndikim të kundërt klimatik me El Ninjon’’, tha WMO, megjithëse efektet e La Ninjas janë shumë më të forta në tropikët sesa në Evropë.
Sipas parashikimeve aktuale, me fillimin e La Ninjas, Amerika Qendrore, Karaibet dhe pjesë të Amerikës Veriore Jugore dhe Afrikës Lindore, ndër rajone të tjera, duhet të presin reshje mbi mesataren.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)