Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Prokurori publik, në një deklaratë për media tha se pesë persona, përfshirë edhe kokën shqiptare të kokainës, janë nën hetim në Francë, të përfshirë në trafikun e heroinës dhe kokainës nga Holanda dhe Belgjika.
Rrjeti operonte në Savoie dhe Haute-Savoie.
“Ky rrjet i trafikut të drogës, kryesohej nga shtetas shqiptarë”, shpjegoi prokurorja Line Bonnet për shtypin. Janë sekuestruar 3 kg heroinë, 1 kg kokainë me një vlerë totale prej 500 mijë eurosh. Autoritetet konfiskuan gjithashtu rreth 400,000 euro, automjete luksoze dhe llogari bankare me vlerë totale prej mbi 1 milion euro.
Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur në media. Pesë të dyshuarit u është caktuar masa e paraburgimit të përkohshëm.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)