Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, më 10 qershor 1999 lëshoi urdhrin për ndalimin e bombardimeve ndaj Serbisë. Ndërkaq, po në të njëjtën ditë, Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 1244, ku u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.
Më 12 qershor 1999, në Kosovë zbarkuan trupat e para të NATO-s, ndërsa nisi edhe largimi i forcave serbe. Misioni i NATO-s ishte i ndarë në 5 zona përgjegjësie, që i përkisnin KFOR-it amerikan, britanik, gjerman, francez dhe italian.
Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi dhe vendosja e misionit të përkohshëm të OKB-së, për administrimin e vendit për një kohë të caktuar. Njëkohësisht, u shpërbë dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të vendit.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)