Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Gjykata e Apelit në Shqipëri vendosi që vula e Partisë Demokratike t’i kalonte Rithemelimit, grupimit të Sali Berishës dhe jo Lulëzim Bashës. Në dhjetor të vitit të kaluar Gjykata e Lartë riktheu për rishqyrtim vendimin e dhënë, që njihte si kryetar të Partisë Demokratike, Sali Berishën. Në arsyetimin e dhënë nga Gjykata e Lartë theksohet se në vendimin e dhënë, janë bërë shkelje procedurale duke u interpretuar gabim normat dhe ligji procedural. Përfaqësuesit e dy PD-ve gjatë kësaj kohe kanë apeluar për vendimmarrje të drejtë dhe zbatim me përpikmëri të çdo detyre të gjykatës së lartë. Mbas vendimit, deputetët demokrat, mbështetës të Sali Berishës, u shprehën se iu dha zë së vërtetës që zvarritej prej tre vitesh.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)