Shqiperi & Kosove

Komisioni Evropian nis hetim për ndërprerjen e energjisë elektrike në vende të rajonit

todayJune 22, 2024 2

Background
share close

Komisioni Evropian do të nisë hetim ndërkombëtar për ndërprerjen e energjisë elektrike gjatë ditës së premte në katër vende të rajonit, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnjë e  Hercegovinë dhe pjesërisht në Kroaci. Hetimi do të kryhet nga Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO), me qëllim të përcaktojë shkaqet nga kanë nisur problemet.

“Më 21 qershor,rreth orës 12:20, një incident i madh në rrjet ka ndodhur në pjesën juglindore të sistemit energjetik të Evropës Kontinentale. Incidenti rezultoi në ndërprerje të rrjeteve elektrike të Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe në një ndërprerje të pjesshme në Kroaci. OST-të e prekura, me mbështetjen e OST-ve fqinje, rikthyen energjinë në rrjetet e tyre brenda rreth 2 orësh, duke synuar minimizimin e ndikimit të ndërprerjes te konsumatorët. Në përputhje me metodologjinë e shkallës së klasifikimit të incidenteve, Komiteti i Operacioneve të Sistemeve i ENTSO do të kryejë një hetim të detajuar të kësaj ngjarjeje në javët në vijim, me mbështetjen e një paneli ekspertësh”, thuhet në njoftimin e ENTSO.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%