Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Gjykata e Posaçme e Apelit në Shqipëri vendosi ta mbajë në fuqi dënimin e Alfred Belerit, kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, me dy vjet burgim për vjedhje votash, duke e rrëzuar ankesën e tij. Seancën e ndoqi nga salla e gjyqit edhe ambasadorja greke në Tiranë. Ajo tha për mediat se “bashkia e Himarës ende drejtohet nga persona që nuk janë zgjedhur nga votuesit”. Në mars, Gjykata e Posaçme e dënoi Belerin me dy vjet burgim për akuzën e vjedhjes së votave në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Beleri dhe avokatët e tij mbrojtës i kanë cilësuar akuzat si politike dhe të pabazuara, por Apeli vendosi ta mbajë në fuqi aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë për dënimin e tij me dy vjet burgim. Beleri fitoi ulëse në Parlamentin Evropian si përfaqësues i partisë udhëheqëse në Greqi, Demokracia e Re, në zgjedhjet e qershorit. Zgjedhja e Belerit si deputet i Parlamentit Evropian shkaktoi polemika, si për legjitimitetin e tij, ashtu edhe për ndikimin e rastit të tij në integrimin evropian të Shqipërisë.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)