Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Platforma Spotify ka fshirë faqet dhe këngët e disa artistëve rusë, të cilët e mbështesin pushtimin e plotë të Ukrainës nga Moska.
Në mesin e tyre janë edhe Shaman, Chicherina, Polina Gagarina, Grigory Leps, Oleg Gazmanov, dhe grupi i rokut Lyube, sipas kanalit në Telegram, Rodnoy Zvuk.
Bashkimi Evropian vendosi sanksione kundër Gargarinas dhe Shamanit në fillim të kësaj jave. Chicherina, Gazmanov, dhe lideri i Lyube, Nikolai Rastorguev, u sanksionuan nga BE-ja në tetor 2022, ndërsa Leps në dhjetor të po atij viti.
Spotify i dha fund veprimtarisë së vet në Rusi në prill 2022, për shkak të pushtimit rus në Ukrainë.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)