Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Shqipëria ka aktualisht 2 milionë e 204 mijë e 113 banorë. Shifra u bë publike nga Instituti i Statistikave dhe krahasuar me regjistrimin e fundit të popullsisë të vitit 2011, rezulton që Shqipëria ka 419 mijë e 831 banorë më pak. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, numri i familjeve është 755.950 dhe një familje ka mesatarisht 3.2 anëtarë. Ndërsa, numri i popullsisë ka rënë me thuajse 17 për qind, teksa numri i shtëpive është rritur në 70.000.
Një nga pyetjet e censit ishte edhe përkatësia etno-kulture, ku 23 mijë 485 persona janë përgjigjur që janë grekë, egjiptianë 12.375 mijë, romë 9813, bullgarë 7057 mijë, boshnjakë 2963 mijë, arumunë 2459 mijë dhe 2281 maqedonas. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Evropian kërkon zhvillimin e një censi të ri të popullsisë, për shkak se sipas tyre, është ndërhyrë nga Bullgaria për të ulur numrin e maqedonasve dhe rritjen e numrit të personave të deklaruar si bullgarë.
Sa i përket besimit fetar, Shqipëria rezulton me shumicë myslimane, me mbi 1.1 milion banorë, rreth 200.000 banorë janë deklaruar si katolikë, ndërsa 173.000 si besimtarë të fesë ortodokse. Rreth 244.331 kanë zgjedhur të mos përgjigjen në pyetjen se cilës fe i përkasin. Bashkimi Evropian ka dhënë 4.8 milionë euro grante për INSTAT-in për të mbështetur këtë proces. Për regjistrimin e popullsisë u angazhuan 7.500 persona. Ky është regjistrimi i dymbëdhjetë i popullsisë në Shqipëri.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)