Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një koloni gjigante prej rreth 180 mijë bletësh u zbuluan që qëndronin brenda tavanit të një shtëpie. Bletët besohet se kanë qëndruar mbi tavanin e gipsit të një dhomë gjumi për disa vite. Pronarët e shtëpisë thanë se kishin dëgjuar gumëzhima shpeshherë. Në shtëpi u gjetën tri koloni, secila me deri në 60 mijë bletë. Një bletar i specializuar u thirr për të zhvendosur tufën në koshere të përkohshme. Kolonitë do të monitorohen për parazitë gjatë javëve të ardhshme, përpara se të përdoren për prodhimin e mjaltit, vitin e ardhshëm. Kolonia e parë, besohet se është formuar para shtatë vjetësh, ndërsa të tjerat janë formuar së fundmi. Pronari i shtëpisë spekuloi se bletët zgjodhën atë vendndodhje specifike për shkak të madhësisë së saj, pasi çatisë i mungonte izolimi, duke siguruar një vend perfekt për kolonitë e bletëve.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)