Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Koreja e Veriut ka paralajmëruar “pasoja fatale”, duke dënuar kështu, stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Koresë së Jugut, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara. Koreja e Veriut i cilësoi stërvitjet si “version aziatik të NATO-s”. SHBA-të, Japonia dhe Koreja e Jugut përfunduan stërvitjet treditore të quajtura “Shqiponja e Lirë”, ku u përfshin raketa balistike, mbrojtja ajrore, trajnimet për sulme nga nëndetëset dhe stërvitje për mbrojtje kibernetike. Udhëheqësit e shteteve aleate, gjatë një samiti vitin e kaluar, u pajtuan që të mbajnë stërvitje vjetore si shenjë e unitetit kundër kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut dhe rritjes së ndikimit të Kinës në rajon.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)