Bota & Kuriozitete

Piktura e gjetur në qese plastike, shitet për 22.3 milionë $

todayJuly 4, 2024 2

Background
share close

Shitet në ankand piktura e gjetur në një qese plastike për 22.3 milionë dollarë. Piktura “Rest on flight into Egypt”, e cilësuar si kryevepër, u pikturua në vitin 1510 nga piktori Venecian Titian. Piktura, 60 centimetra e gjerë dhe e pikturuar në një panel druri, u shit në shtëpinë e ankandit në Londër. Vepra ka pasur pronarë të ndryshëm, ndër vite, duke përfshirë edhe perandorë austriak. Trupat franceze më pas plaçkitën pallatin dhe morën pikturën në 1809 për ta vendosur në Muzeun e Napoleonit. Më vonë, ajo u zotërua nga një pronar skocez përpara se të blihej në vitin 1878 në një ankand të Christie’s. Pasi u vodh në 1995, vepra u gjet në vitin 2002 pa kornizën e saj në një qese plastike në Londër.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%