Bota & Kuriozitete

Britanikët votojnë në zgjedhjet e reja parlamentare

todayJuly 4, 2024 7

Background
share close

Britanikët kanë filluar të votojnë në zgjedhjet e reja parlamentare. Rreth 50 milionë njerëz janë regjistruar për të votuar, të cilët pritet të zgjedhin 650 deputetë për mandatin e ardhshëm pesë vjeçar në Parlament. Kryeministri konservator, Rishi Sunak, thirri në maj, zgjedhje të reja, të cilat ishin planifikuar  të mbaheshin në janar të 2025. Partia Laburiste në opozitë shihet si favorite për të ardhur në pushtet, dhe për t’i dhënë fund mbizotërimit 14-vjeçar të Partisë Konservatore. Sondazhi i YouGov ka parashikuar se laburistët mund t’i fitojnë 425 ulëse, ndërsa konservatorët 108. Votimi do të mbyllet në orën 22 sipas orës lokale. Numërimi i votave do të nisë menjëherë, por rezultati do të bëhet i ditur mëngjesin e nesërm.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%