Bota & Kuriozitete

Venezuelasit protestojnë kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale

todayJuly 30, 2024 8

Background
share close

Mijëra protestues kanë dalë në rrugët e Karakasit në Venezuelë, pasi kundërshtojnë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale. Turmat, të drejtuar drejt pallatit presidencial, janë dëgjuar duke bërtitur “Liri, liri!” dhe kanë bërë thirrje për rënie të Qeverisë. Edhe pse protesta ishte paqësore, pati zënka mes disa protestuesëve dhe oficerëve të policisë. Forcat e sigurisë në Venezuelë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër protestuesve. Protestat në kryeqytetin e Venezuelës kanë shpërthyer pasi presidenti aktual, Nicolas Maduro, ka shpallur fitoren. Opozita e konsideron deklarimin e Maduros si mashtrim, dhe beson se kandidati opozitar, Edmundo Gonzalez, ka fituar mbi 73 për qind të votave. Edhe sondazhet publike, që janë mbajtur para zgjedhjeve, e kanë nxjerrë fitues kandidatin e opozitës. Partitë opozitare të bashkuar për të larguar Maduron nga pushteti, i cili është në krye të vendit që 11 vjet. Disa vende të Perëndimit dhe të Amerikës Latine, sikurse edhe Kombet e Bashkuara, u kanë bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse që t’i publikojnë të dhënat e detajuara të votimeve, pasi rezultatet nuk përkojnë me vullnetin e popullatës.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%