Bota & Kuriozitete

Pranojnë fajin personat e akuzuar për “11 Shtatorin”, sulmin në Kullat Binjake.

todayAugust 1, 2024 12

Background
share close

Personi i akuzuar për planifikimin e sulmit të “11 shtatorit” dhe dy bashkëpunëtorët e tij kanë pranuar fajin. Këtë e njofton Pentagoni Amerikan duke sqaruar marrëveshjen e arritur me Khalid Sheik Mohamed, Ualid Bin Ataç dhe Mustafa al-Hausaui. Terroristët pranuan akuzat në këmbim të burgut të përjetshëm duke i shpëtuar kështu një procesi që pritej të përmbyllej me një dënim me vdekje në Guantanamo. Ata mbaheshin në burgun famëkeq amerikan që prej vitit 2003. Mohamed, që konsiderohej si truri që planifikoi sulmet e 11 shtatorit në Kullat Binjake, u arrestua në Pakistan dhe u mbajt për disa muaj në një burg sekret të Kinës. Në vitin 2008 u akuzua për përfshirje në agresionin që u mori jetën thuajse 3 mijë personave. Marrëveshja mes Pentagonit dhe terroristëve u arrit pas 27 muajsh negociata. Si pjesë e paktit, 3 fajtorët kanë pranuar që tu përgjigjen pyetjeve me shkrim nga të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave të 11 shtatorit të vitit 2001.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%