Shqiperi & Kosove

Dronët “Bayraktar” fluturojnë natën për herë të parë

todayAugust 3, 2024 6

Background
share close

Dronët “Bayraktar” kanë fluturuar natën për herë të parë. Kjo stërvitje ka si qëllim trajnimin e pilotëve në kushte të vështira, për tu orientuar në distanca, në errësirë, pra duke iu dhënë mundësinë operatorëve të përvetësojnë sa më mirë sistemin UAV të këtyre dronëve. Trajnimi përfshin edhe përdorimin e sistemeve të imazhit termik (thelbësore për identifikimin e objekteve) apo pajisjeve vëzhguese gjatë natës.

Dronët Bayraktar u bënë pjesë e flotës së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, si inovacion, për kapacitete më të larta në operacione, stërvitje ushtarake dhe mbështetje në raste emergjencash civile apo monitorim të territorit.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%