Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qytetarët në Himarë votojnë sot në zgjedhje të parakohshme për kryetar bashkie. Zgjedhjet e reja u thirrën nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj pasi kryetarit të zgjedhur në zgjedhjet e fundit, Alfred Beleri, iu hoq mandati nga KQZ-ja, për shkak të dënimit me burg. Në zgjedhjet e sotme garojnë Vangjel Tavo nga Partia Socialiste (pushtetare) dhe Petro Gjikuria nga opozita.
Votimi nisi në orën 7:00 dhe përfundon në orën 19:00. Gjithsej, 23000 njerëz kanë të drejtë vote, në 36 qendra votimi. Policia tha se i ka marrë masat për të siguruar mbarëvajtjen e procesit.
Vangjel Tavo, ish ministër i Shëndetësisë, deputet i partisë së Ilir Metës, së fundmi dha dorëheqjen si prefekt i qarkut të Vlorës për të garuar për bashkinë Himarë. Nga ana tjetër, Petro Gjikuria (shqiptaro-amerikan), mbështetës i Fred Belerit, u sugjerua nga shoqata e pakicës greke “Omonia” dhe partia e këtij minoriteti “Partia për të Drejtst e Njeriut”.
Zgjedhjet e 4 gushtit pritet t’i japin zgjidhje një situate të paprecedentë, që zgjat prej pothuajse 15 muajsh. Dy ditë para zgjedhjeve vendore të vitit 2023, kandidati i opozitës Alfred Beleri u arrestua nën dyshimet për blerje vote ( korrupsion zgjedhor). Edhe pse ndodhej në paraburgim, ai fitoi garën kundër Jorgo Goros, kryetarit në detyrë, nga Partia Socialiste. Por, më 23 mars të këtij viti, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, Goro u arrestua nën dyshimet për korrupsion.
Me të dy kryebashkiakët në paraburgim, drejtimi i bashkisë së Himarës i kaloi nënkryetarëve të tjerë, derisa presidenti Begaj, shpalli zgjedhje të parakohshme.
Kujtojmë se më 25 qershor, Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi Alfred Belerin me dy vjet burgim për vjedhje votash. Rasti i Beleriit nxiti kritika të ashpra në Athinë. Partia e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, e emëroi pastaj kandidat për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ku Beleri u zgjodh si eurodeputet. Muajin e kaluar, autoritetet shqiptare i dhanë leje Belerit të shkojë në Strasburg për ta bërë betimin si deputet i Parlamentit Evropian. Ai, më pas, u kthye në Fier për ta vuajtur dënimin me burg.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)