Bota & Kuriozitete

Përfundojnë Lojërat Olimpike në Paris. Ja rezultatet…

todayAugust 12, 2024 6

Background
share close

Përfundojnë Lojërat Olimpike në Paris. Ceremonia e mbylljes së Lojërave është mbajtur para 71.500 spektatorëve në stadiumin Stade de France. Lojërat e radhës Olimpike do të zhvillohen pas 4 vitesh në Los Angelos. Përgjatë 17 ditëve të garave janë regjistruar shumë momente mbresëlënëse, dhe janë thyer shumë rekorde nëpër sporte të ndryshme. Gara për më së shumti medalje të arta në Lojërat Olimpike në Paris mbaroi me barazim 40:40 mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Megjithatë, SHBA-ja e kryesoi tabelën e medaljeve pasi i fitoi 126 medalje olimpike në përgjithësi, duke e lënë mbrapa Kinën me 91 medalje. Japonia i theu parashikimet dhe doli në vendin e tretë me 45 medalje, prej të cilave 20 të arta. Franca dhe Australia u renditën në top pesëshe, ashtu siç u parashikua. Australia doli e katërta, para Francës, falë 18 medaljeve të arta nga 53 medalje në përgjithësi që i fitoi. Franca fitoi më shumë në përgjithësi, 64, por kishte vetëm 16 të arta. Në Paris, Kosova e rriti numrin e medaljeve në pesë në përgjithësi, ndërsa Shqipëria i fitoi medaljet e para në historinë e saj.  Te Kosova, kampionia olimpike nga Tokio, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë, duke u bërë sportistja e parë kosovare që i fiton dy medalje olimpike. Ndërsa xhudistja tjetër, Laura Fazliu, e fitoi medaljen e bronztë, të parën në karrierë. Chermen Valiev dhe Islam Dudaev ia fituan Shqipërisë medaljet e para olimpike, pasi të dy i fituan të bronzta në sportin e mundjes.

 

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%