Bota & Kuriozitete

Vazhdon beteja me zjarret në Greqi. Një i vdekur. Dhjetëra të plagosur. Ndihma nga shtetet evropiane.

todayAugust 13, 2024 3

Background
share close

Greqia vazhdon betejën me zjarret, për të tretën ditë radhazi. Si pasojë e zjarreve kolosale, një person ka vdekur dhe të paktën 66 të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore. Zjarret masive kanë përfshirë periferitë e kryeqytetit grek, Athinës. Observatori Kombëtar i Greqisë tha se të paktën 10.000 hektarë janë shkatërruar nga zjarret. Mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre. Afër 700 zjarrfikës, 200 makina për fikjen e zjarrit dhe nëntë avionë vazhdojnë përpjekjet për të shuar zjarret që shpërthyen në qytezën Varnavas, rreth 35 kilometra në verilindje të Athinës, tha shërbimi i zjarrfikësve. Qindra zjarrfikës, helikopterë, pajisje ndihmëse evropiane nga Franca, Italia, Turqia, Republika Çeke, Serbia dhe Rumania,  priten t’iu bashkohen forcave greke për të shuar zjarret. Meteorologët kanë parashikuar temperatura deri në 38 gradë Celsius, gjatë ditës në Athinë dhe erëra që do të arrijnë deri në 39 kilometra në orë. Sezoni i zjarreve gjatë kësaj vere në Greqi ka shkaktuar dhjetëra zjarre në baza ditore. Sipas televizionit shtetëror grek, zjarret janë në një gjatësi prej 30 kilometrash dhe në disa vende, flakët arrijnë deri në 25 metra. Për këtë vit, qershori dhe korriku ishin muajt më të nxehtë, ndërsa dimri më i ngrohtë, në Greqi, i regjistruar që kur ka nisur të mbledh të dhëna në vitin 1960.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%