Bota & Kuriozitete

Ukraina feston Ditën e Pavarësisë. Në të njëjtën ditë, 30 muaj në luftë tragjike.

todayAugust 24, 2024 5

Background
share close

Ukraina feston Ditën e Pavarësisë, teksa në një aktualitet paralel, kjo datë shënon edhe 30 mujorin e luftës tragjike në vend.  Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vë në pah qëndresën heroike të popullit të tij përballë pushtimit të paprovokuar rus.

“Pavarësinë e ndiejmë secili nga ne. Dhe, të bashkuar, ne mund të fitojmë…Ne i bëmë ballë, e frenuam dhe e zmbrapsëm armikun, dhe tani jemi duke e fundosur. Ne e dimë çfarë është pavarësia, sa e vështirë është ta ringjallësh atë, sa e vështirë është ta mbrosh atë. Por, ne e dimë gjithashtu se çdo gjë varet nga ne. Vetëm Ukraina dhe ukrainasit do të vendosin vetë se si jetojmë ne, se çfarë rruge zgjedhim dhe çfarë vendimesh marrim. Sepse kështu e ka pavarësia.” tha Zelensky.

Në të njëjtën kohë, Ukraina vazhdon me inkursionin në rajonin Kursk të Rusisë. Kievi zyrtar thotë se tani i ka nën kontroll 92 vendbanime dhe 1.260 kilometra katrorë të territorit rus. Sipas tyre, inkursioni ka për qëllim krijimin e një zone sigurie brenda Rusisë, për të mbrojtur civilët ukrainas nga bombardimet ruse nga matanë kufirit.

Derisa inkursioni i Ukrainës po vazhdon në Kursk, Rusia, nga ana tjetër, është duke e shtyrë përpara një ofensivë në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck, pasi synon ta kapë Pokrovskun, zonë logjistike kritike. Ukraina është duke i sulmuar objektet e karburantit brenda Rusisë. Gjithashtu, mëngjesin e hershëm dronët ukrainas kryen një sulm në rajonin Voronezh të Rusisë, duke ia vënë flakën një depoje të municionit.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%