Bota & Kuriozitete

102 vjeçarja hidhet me parashutë për ditëlindjen e saj. Ka “numëruar ditët” për këtë moment.

todayAugust 26, 2024 9

Background
share close

Manete Bailie është gruaja më e vjetër në Britaninë e Madhe që është hedhur me parashutë. E moshuara gjeti një mënyrë të veçante për të festuar ditën e lindjes, ku bëri 102 vjeç. Baillie, e cila shërbeu me Shërbimin Detar Mbretëror të Grave në Egjipt gjatë Luftës së Dytë Botërore, deklaroi për mediat se ka “numëruar ditët” për ta  realizuar këtë. Hedhja me parashutë kishte po ashtu si synim mbledhjen e parave për tre organizata bamirësie.  Nëpërmjet hedhjes me parashutë, ajo ka mundur të mbledhë më shumë se 10 mijë paund për Ambulancën Ajrore të Anglisë Lindore, Shoqatën e Sëmundjeve të Neuroneve Motorike dhe fshatit Benhall. Por kjo nuk është sfida e saj e parë me adrenalinë. Në prag të ditëlindjes së saj të 100-të, Baillie, voziti me një Ferrari në Silverstone, duke arritur shpejtësinë 130 km në orë.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%