Shqiperi & Kosove

HASANI:SHQIPËRIA GATI PËR KONFERENCËN E II NDËRQEVERITARE ME BE

todayAugust 29, 2024 6

Background
share close

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani tha se Shqipëria është gati për konferencën e dytë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian dhe pritet të zhvillohet në vjeshtë. Këtë njoftim, ministri i bëri gjatë një konference për shtyp, kur ndër të tjera përmendi dhe hapjen e një ambasade në Indonezi, Indi, Kenia me qëllim turizmin dhe punësimin. Gjithashtu, i pyetur edhe për veton greke se a do ta pengojë rrugëtimin në BE, ministri Hasani tha se me Greqinë, kanë pasur angazhime diskrete për ta parandaluar diçka të tillë.

Një pjesë e deklaratës së ministrit të jashtëm…

“Konferencën e dytë qeveritare ta zhvillojë në fund të shtatorit fillim tetorit. Jemi gati dhe kemi qenë gati prej një viti. Grupi i kapitujve të parë ka përfunduar. Jemi gati edhe për dy grup kapitujt e tjerë. Grupi negociator po punon në mënyrë intensive që pengesat politike mos ndërhyjnë në agjendën teknike. Jam optimist se kjo vjeshtë do të zhvillojë shumë mekanizma dhe ne do jemi gati të ecim shumë shpejt drejt BE.”

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%