Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një shishe konjaku, që i përkiste një koleksionisti në Holandë u emërua zyrtarisht më e vjetra në botë, plot 328 vjeçare. Konjaku Jules Robin i vitit 1696, i vendosur në koleksionin e banorit të Nijmegen, Lars Janssen, u emërua konjaku më i vjetër në botë nga Rekordet Botërore Guinness. Ky regjistrim bazohet në datën në të cilën konjaku ishte distiluar, jo në shishe. Edhe pse konjaku rekord u distilua në vitin 1696, ai u fut në shishe 200 vjet më vonë, diku në fund të viteve 1880. Shishja më e vjetër e konjakut besohej më parë të ishte një konjak i vitit 1762 nga Gautier, i cili u shit në ankand për 146,000 dollarë në vitin 2020.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)