Shqiperi & Kosove

Lirohet me kusht Fred Beleri.

todaySeptember 2, 2024 3

Background
share close

Lirohet me kusht Fred Beleri. Gjykata e Fierit vendosi ta pranojë kërkesën e ish kryetarit të Bashkisë së Himarës dhe njëkohësisht deputetit të Greqisë në Parlamentin Evropian, Alfred Belerin, duke e liruar atë me kusht pas 16 muajsh burgim, pasi shqyrtoi provat dhe argumente e paraqitura nga palët. Tre seancat e mëparshme, ku Beleri ka bërë kërkesë për lirim me kusht, kanë dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm. Sipas avokatit të Belerit, ai kishte edhe 6 javë të mbetura, për të mbyllur dënimin e vendosur nga GJKKO. Alfred Beleri nuk e ushtroi asnjë ditë mandatin e tij si kryetar bashkie pasi u arrestua me akuzën për korrupsion zgjedhor, pak ditë para zgjedhjeve vendore të majit të 2023. Për lirimin e Fredi Belerit nga burgu ishin të pranishëm dhe kanë reaguar edhe mediat greke. “Me këtë vendim, Fredi Beleri tashmë do të mund të kryejë pa asnjë pengesë detyrat e tij në Parlamentin Evropian”, kanë shkruar ato.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%