Bota & Kuriozitete

Mijëra vende pune në rrezik. Fabrikat e makinave në Europë punojnë me gjysmë kapaciteti.

todaySeptember 11, 2024 4

Background
share close

Fabrikuesit e makinave në Europë po përballen me një krizë të thellë, ndërsa shumë prej tyre operojnë me gjysmë kapaciteti. Një raportim nga Bloomberg tregon se mijëra vende pune janë në rrezik për shkak të rënies së prodhimit.

Gati një e treta e fabrikave të pesë prej gjigantëve të industrisë automobilistike – BMW, Mercedes-Benz, Stellantis, Renault dhe Volkswagen – prodhuan më pak se gjysmën e kapacitetit të tyre të zakonshëm vitin e kaluar.

Shkaktarët kryesorë të kësaj situate janë rënia e papritur e kërkesës për makinat elektrike dhe rritja e konkurrencës nga tregjet e SHBA-së dhe Kinës.

“Prodhuesit po luftojnë për një pjesë gjithnjë e më të vogël të tregut. Disa fabrika do të duhet të mbyllen,” thotë Matthias Schmidt, një analist i pavarur automobilistik.

Sipas analizës së Bloomberg Intelligence, një fabrikë që punon me më pak se 50% të kapacitetit të saj ka shumë gjasa të jetë e rrezikuar ekonomikisht, duke nxitur shqetësime për mbyllje dhe shkurtime të mëdha të vendeve të punës.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%