Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e sheh Presidentin rus, Vladimir Putin, si një kukull. Kështu u shpreh ai në një intervistë për një emision italian. I ftuar për të folur për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, Rama tha se Shqipëria nuk ka asnjë kosto, pasi të gjitha shpenzimet mbulohen nga Italia. Gazetari italian e pyeti Ramën përse e mban Putinin në tryezë, duke ju referuar një matrioshke me fytyrën e presidentit rus. “Sepse më pëlqen ta shoh si një kukull. Të kesh kapacitetin e auto ironisë dhe sensin e ironisë së historisë edhe përmes këtyre objekteve të vogla është e rëndësishme për të mos qenë skllevër të historisë, ose për të mos e marrë shumë seriozisht veten.”, u shpreh ai. /A2CNN
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)