Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Boeing po shkurton 17,000 vende pune dhe po shtyn fazën e prodhimit, për t’u përballur me problemet që ka brenda biznesit. Kompania amerikane gjithashtu njoftoi planet për të vonuar dorëzimin e parë të aeroplanit komercial 777X me një vit dhe përgatiti investitorët për humbje të reja “të konsiderueshme” në biznesin e saj të mbrojtjes. Shefi i ri ekzekutiv i Boeing, deklaroi se kërkoheshin “vendime të vështira” dhe “ndryshime strukturore”. Ai tha se fokusi kryesor është siguria, cilësia dhe shpërndarja e klientëve. Rreth 33,000 punëtorë të Boeing në Uashington dhe Oregon dolën në grevë një muaj më parë, duke ndaluar prodhimin e aeroplanëve 737 Max, 767 dhe 777 të kompanisë në mes të një bllokimi mbi pagat, shkruan the Guardian. Ajo vjen në mes të një viti të vështirë për Boeing. Kompania veçse është duke u përballur me kritika, pas incidentit në janar, kur një aeroplan i llojit 737-Max është detyruar të bëjë ulje emergjente, pak pas nisjes. Aksionet e Boeing ranë 1.6% pasi lajmi u zbulua.
Burimi i fotografisë: Reuters
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)