Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Çmimi Nobel në ekonomi i është dhënë Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson për studime mbi mënyrën se si formohen institucionet dhe ndikojnë në begatinë e kombeve. Të tre ekonomistët kanë demonstruar rëndësinë e institucioneve shoqërore për begatinë e një vendi, tha komiteti Nobel i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave. “Shoqëritë me një shtet të dobët të së drejtës dhe institucionet që shfrytëzojnë popullsinë nuk gjenerojnë rritje apo ndryshim për mirë. Studimi i laureatëve na ndihmon të kuptojmë pse,” shtonte ai. Acemoglu dhe Johnson punojnë në Institutin e Teknologjisë së Masaçusetsit dhe Robinson kryen kërkimet e tij në Universitetin e Çikagos. Çmimi ekonomik njihet zyrtarisht si Çmimi i Bankës së Suedisë në Shkencat Ekonomike në Kujtim të Alfred Nobelit. Banka qendrore e vendosi atë në vitin 1968 si një memorial për Nobelin, biznesmenin dhe kimistin suedez të shekullit të 19-të që shpiku dinamitin dhe themeloi pesë çmimet Nobel.
Photo credits: Getty Images
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)