Bota & Kuriozitete

Froni i hekurt i “Game of Thrones” shitet në ankand, për gati 1,5 milion dollarë.

todayOctober 16, 2024 8

Background
share close

Froni i Hekurt nga seriali “Game of Thrones” u shit në ankand për gati një milion e gjysmë dollarë në një shitje tre-ditore në Teksas. Ndër të shiturat në ankand nga seriali ishin edhe kostume dhe armët legjendare. Ankandi u organizua nga shtëpia amerikane e ankandeve “Heritage” në Dallas, Teksas. Froni i Hekurt, i shitur për 1.49 milionë dollarë, peshon rreth 140 kilogramë. Froni është rreth 165 centimetra i gjatë, më shumë se dy metra i gjerë dhe rreth 160 centimetra i lartë dhe është përdorur për turne promocionale nëpër botë. Froni është bërë nga froni origjinal i plastikës që përdorej për mbrojtje me një përfundim metalik të lyer dhe dekorime me xhevahire që i ngjanin krahëve të shpatave të mëparshme mbretërore.

Froni i Hekurt është froni i pushtuesve, i bërë nga shpatat e armiqve të mundur dhe është simbol i pushtimit”, tha krijuesi i “Game of Thrones”./cnn

 

Photo credit: Heritage auction

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%