Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka fajësuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se ndihmoi në nisjen e luftës së vendit të tij kundër Rusisë. Kandidati republikan për president e ka kritikuar shpesh Zelenskyn gjatë fushatës së tij zgjedhore, duke e quajtur vazhdimisht “shitësi më i zoti në Tokë”. Trumpi e ka kritikuar gjithashtu liderin ukrainas se ka dështuar të kërkojë paqe me Moskën. Ai tha se Zelensky nuk ka faj vetëm për dështimin për t’i dhënë fund luftës, por edhe sepse ndihmoi në nisjen e saj. Deklaratat e Trumpit janë më të ashprat që ai i ka bërë deri tani ndaj liderit ukrainas. Kjo deklaratë e Trumpit është sugjerim shtesë se gjasat janë të mëdha që ai do ta ndryshojë rrënjësisht politikën amerikane karshi Rusisë, nëse rizgjidhet president më 5 nëntor.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)