Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Mbi 70 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet si pasojë e shirave të rrëmbyeshme në rajonin lindor të Spanjës, Valencia, njoftuan autoritetet. Shirat e rrëmbyeshme bënë që rrugë dhe qytete të përmbyten. Shefi rajonal i Valencias, tha se disa njerëz kanë mbetur të ngujuar në vende jo të qasshme. Transporti me tren në qytetet Madrid dhe Barcelonë është anuluar për shkak të vërshimeve, ndërsa shkollat dhe shërbimet e tjera thelbësore janë pezulluar në zonat më të goditura. Instituti Meteorologjik i Spanjës, shpalli alarm të kuq në Valencia. Shkencëtarët thonë se fatkeqësitë natyrore në rajon po shpeshtohen për shkak të ndryshimeve klimatike. Meteorologët mendojnë se ngrohja e Mesdheut, e cila e rrit avullimin e ujit, bën që shirat e rrëmbyeshme të jenë shumë më të mëdha.
Burimi i fotografisë: Associated Press
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)