Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një copë “shumë e rrallë” e tortës së dasmës së Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip, e ruajtur për 77 vite, u shitën në ankand për 2800 dollarë nga shtëpia e ankandeve, Riman Dansie. Kjo copë torte, e cila tani nuk mund të konsumohet, është pjesë e një krijimi madhështor të tortës së dasmës prej 2,7 metrash të lartë dhe peshë prej 250 kg. Ajo ishte dekoruar me stemat e të dy familjeve. Nga kjo tortë u nxorën 2000 copë për të ftuarit, me qindra të tjera u dërguan për bamirësi. Disa prej këtyre copave të tortës kanë mbijetuar ndër vite dhe janë shitur në ankande.
Image Credit: BBC
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)