Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një autobus në veri të Norvegjisë me rreth 60-70 pasagjerë ka rënë në det. Autobusi është pjesërisht nën ujë dhe deri më tani rezulton se tre persona kanë mbetur të vdekur dhe katër të tjerë të plagosur rëndë. Ekipet e shpëtimit nga i gjithë rajoni verior i Norvegjisë janë në vendngjarje, në E10 në komunën Hadesl. “Kushtet atmosferike atje janë shumë të këqija. Helikopterët e shpëtimit nga Bod dhe Troms, si dhe shërbime të tjera emergjente, u dërguan në vendngjarje”, tha Jan Eskil Severinsen, nga Qendra Norvegjeze e Koordinimit të Shpëtimit, i intervistuar nga transmetuesi publik norvegjez, Nrk. Aktualisht janë duke u zhvilluar operacionet e shpëtimit. Disa nga pasagjerët thuhet se u evakuuan në një shkollë aty pranë.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)