Bota & Kuriozitete

Donald Trump fal mbi 1500 persona të dënuar për sulmin e 6 janarit. Trump firmosi qindra urdhra ekzekutivë.

todayJanuary 21, 2025 12

Background
share close

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, në ditën e parë të tij në detyrë përmes një urdhri ekzekutiv fali 1,500 persona të dënuar për sulmin e 6 janarit të vitit 2021 ndaj Kapitolit. Gjatë një ceremonie të nënshkrimit të urdhrave ekzekutivë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump tha se disa i ka falur plotësisht ndërsa ka ulur dënimet për disa të tjerë. Trump firmosi urdhra ekzekutivë mbi çështje të ndryshme, përfshirë emigracionin. Shpalli emergjencë kombëtare në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, duke etiketuar kartelet e drogës si grupe terroriste. Tërheqjen e SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, urdhrin që politika e Shteteve të Bashkuara të njohin dy gjini biologjikisht të dallueshme: mashkull dhe femër. Urdhra të tjerë revokuan politikat e administratës Biden mbi inteligjencën artificiale dhe automjetet elektrike. Ai gjithashtu urdhëroi punonjësit e qeverisë të kthehen në zyrë, në vend që të punojnë nga shtëpia. Trump nënshkroi edhe dokumente për të krijuar një “Departament për Efikasitetin Qeveritar”, një bord këshillimor i jashtëm i kryesuar nga miliarderi Elon Musk, që synon të kufizojë pjesë të mëdha të shpenzimeve qeveritare. Ndërkaq Senati Amerikan e ka miratuar unanimisht Marco Rubion si sekretar të Shtetit, duke e vendosur ish senatorin në vijën e parë të diplomacisë së presidentit të ri, Donald Trump. Trump është betuar se do të bëjë Amerikën të madhe përsëri, pa humbur kohë.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%