Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Suedia pritet të shohë një ulje të ndjeshme të numrit të personave që kërkojnë azil në vitin 2025, sipas një parashikimi të ri nga Agjencia Suedeze për Migracionin, raportoi SVT Nyheter.
Sipas këtij raporti, 7,000 persona pritet të aplikojnë për azil në Suedi vitin e ardhshëm, një shifër që përfaqëson një rënie prej 2,500 aplikimesh krahasuar me parashikimin e mëparshëm. Ky ndryshim lidhet me një sërë reformash të propozuara nga partitë e koalicionit Tidö, të cilat synojnë të shtrëngojnë politikat e emigracionit.
Një nga ndryshimet kryesore, që pritet të hyjë në fuqi më 1 prill, është rregulli që personat që më parë janë refuzuar për azil duhet të largohen nga vendi për të mundur të aplikojnë sërish. Një tjetër masë e re është zgjatja e periudhës së parashkrimit për vendimet e dëbimit nga katër në pesë vjet.
Sipas Agjencisë për Migracionin, rreth një e katërta e kërkesave për azil aktualisht vijnë nga persona që më parë kanë marrë refuzim dhe kanë riaplikuar pas skadimit të periudhës së parashkrimit. Me rregullat e reja, ky numër pritet të bjerë ndjeshëm.
Written by: admin
Post comments (0)