Bota & Kuriozitete

Greqi, valë tërmetesh. Situatë alarmante!

todayFebruary 3, 2025 9

Background
share close

Rreth 200 tërmete kanë përfshirë zonën e ishujve grek në Santorini, në tri ditët e fundit. Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter është më i fuqishmi deri më tani, sipas autoriteteve. Komiteti për vlerësimin e rrezikut sizmik rekomandoi mbylljen e shkollave në Santorini dhe shmangien e grumbullimeve masive në ambiente të mbyllura dhe pranë porteve. Departamenti i Zjarrfikësve dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri. Në ishull janë dërguar trupa të njësive speciale EMAK, një helikopter Bell dhe dronë. Shkencëtarët e sizmologët vazhdojnë të monitorojnë zhvillimin e aktivitetit sizmik për të vlerësuar veprimet e mëtejshme që mund të jenë të nevojshme. Tërmeti i madh më i fundit në Santorini goditi më 9 korrik 1956, me magnitudë 7.5, me një cunam 25 metra i lartë, ku si pasojë humbën jetën 53 persona dhe u plagosën më shumë se 100 të tjerë.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%