Bota & Kuriozitete

Kërkesa për ar arrin në nivelet më të larta në histori.

todayFebruary 5, 2025 3

Background
share close

Tregu global i arit ka shënuar një tjetër rekord historik, pasi kërkesa për metalin e çmuar arriti nivele të paprecedenta gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave nga World Gold Council, të raportuara nga CNBC, vëllimi i përgjithshëm i transaksioneve arriti në 4 974 ton, duke tejkaluar nivelin e vitit 2023 prej 4 899 ton.

Ekspertët e industrisë vlerësojnë se pasiguritë gjeopolitike dhe ekonomike kanë qenë nxitësi kryesor i këtij fenomeni. Kreu i Këshillit Botëror të Arit, Shaokai Fan, konfirmoi se viti 2024 vendosi rekorde të reja, si për një tremujor të vetëm, ashtu edhe për të gjithë vitin.

Ndër blerësit më të mëdhenj të arit rezultoi të ishte Banka Qendrore e Polonisë, e cila shtoi 90 ton në rezervat e saj, e ndjekur nga Banka Qendrore e Turqisë me 75 ton. Në vendin e tretë u rendit Banka Qendrore e Indisë, duke forcuar më tej trendin e akumulimit të arit nga institucionet financiare në mbarë botën.

Analistët parashikojnë se kjo prirje mund të vazhdojë edhe gjatë vitit 2025, pasi bankat qendrore dhe investitorët individualë kërkojnë mënyra më të sigurta për të mbrojtur pasuritë e tyre në një klimë ekonomike të paqëndrueshme.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%