Shqiperi & Kosove

Pjesëmarrja në votime kalon 40%. Rezultatet sipas Exit Poll-it të mediave në Kosovë…

todayFebruary 9, 2025 10

Background
share close

Pjesëmarrja në votime kalon 40%. Rezultatet sipas Exit Poll-it të mediave në Kosovë…Derisa vazhdon procesimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është duke u rritur lehtë edhe pjesëmarrja në votime. Pas procesimit të 90.68% të votave, pjesëmarrja në votime ishte përkatësisht 40,04%. Sipas Demokracisë në Veprim, rrjeti i organizatave që monitoron proceset zgjedhore, tha se procesi i votimit ka kaluar pa ndonjë incident apo parregullsi serioze, që do ta komprometonin procesin zgjedhor. Sipas Exit Poll-it të mediave në Kosovë, në përqindje Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 40.3%, PDK-ja 21.4%, LDK-19.3, ndërsa AAK-ja 7.2.

Ulëset sipas rezultateve të Exit Poll-it:

VV: 46 deputetë

PDK: 24 deputetë

LDK: 22 deputetë

AAK: 8 deputetë

 

Rezultatet zyrtare nga KQZ priten pas orës 21:00.

 

Burimi: Radio Evropa e Lirë

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%