Bota & Kuriozitete

SHBA-ja dhe Rusia mbajnë takimin për konfliktin në Ukrainë. Si shkoi takimi?

todayFebruary 18, 2025 13

Background
share close

Zyrtarë të lartë amerikanë dhe rusë kanë përfunduar bisedimet e tyre të para lidhur me luftën në Ukrainë, derisa Moska ka paraqitur kërkesa të reja për zhvillimin e negociatave të gjera për t’i dhënë fund konfliktit gati trevjeçar. Takimi prej gati pesë orësh në Riad është pjesë e një përpjekjeje të madhe diplomatike nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës dhe u përshkrua nga zyrtarët amerikanë si diskutime eksploruese që mund të hapin rrugën për një takim të mundshëm ballë për ballë ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin. Pas përfundimit të bisedimeve në kryeqytetin saudit, zyrtarët rusë u thanë gazetarëve se diskutimet ishin një hap i parë i mirëpritur. Departamenti amerikan i Shtetit tha se delegacionet nga të dyja vendet janë pajtuar të “adresojnë çështjet e ndjeshme” në marrëdhëniet e tyre me qëllimin e normalizimit të lidhjeve diplomatike pas viteve të tensioneve. Nga ana tjetër, presidenti ukrainas tha se Ukraina nuk ishte e ftuar në tryezën e bisedimeve. Ai paralajmëroi se “Pa Ukrainën, nuk zbatohet marrëveshje për Ukrainën!”/ Radio Evropa e Lirë

 

https://www.evropaelire.org/a/bisedimet-me-rrezik-te-larte-shba-rusi/33319160.html

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%