Bota & Kuriozitete

Trazira në Athinë! Dy vjetori i përplasjes tragjike të trenave në Greqi. Protesta para Parlamentit, në sheshin kryesor.

todayFebruary 28, 2025 11

Background
share close

Trazira në Athinë! Mijëra qytetarë të mbledhur në qendër, në sheshin Sintagma, protestojnë dy vite pas përplasjes tragjike të dy trenave që solli humbjen e jetëve të 57 personave, pothuajse të gjithë studentë. Dhjetëra persona të maskuar hodhën molotovë dhe qëlluan me sende të forta drejt godinës së Parlamentit e Kuvendit. Situata u tensionua kur disa qytetarë hynë në oborrin e Parlamentit, ndërsa i vunë flakën monumentit të Ushtarit të Panjohur. Mes turmave, raportohet edhe për protestues të lënduar. Tubimet madhështore u mbajtën në të gjithë vendin. Në të gjitha qytetet kryesore në Greqi dhe jashtë saj, turma njerëzish demonstruan në shenjë zie për 57 të vdekurit dhe mbështetjeje për të afërmit e tyre. Mijëra protestues mbushën qendrën e Athinës, Selanikut dhe Larisës. 57 persona, pothuajse të gjithë studentë, u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur një tren pasagjerësh u përplas kokë më kokë me një lokomotivë mallrash në luginën e Tempes më 28 shkurt 2023, duke e shënuar atë si aksidentin më të rëndë hekurudhor në historinë e Greqisë.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%