Shqiperi & Kosove

Me mbi 90% vota me postë të numëruara, kryeson LVV-ja

todayMarch 4, 2025 14

Background
share close

Me mbi 90 për qind të votave të numëruara me postë, nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje prin me më shumë se 51 për qind, apo me mbi 28.000 vota, bën të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pas saj radhiten Lidhja Demokratike e Kosovës me mbi 30 për qind, Partia Demokratike e Kosovës me mbi 9 për qind dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me mbi 3 për qind. Numërimi i votave me postë nisi më 28 shkurt, pasi KQZ-ja njoftoi se ka miratuar më shumë se 63.000 pako me fletëvotime. Ky proces pritet të përfundojë gjatë ditës, ndërkohë që pritet të nisë edhe numërimi i votave me kusht dhe i personave me aftësi të kufizuara. Me rezultatet aktuale, që përfshijnë edhe votat në vendvotimet në Kosovë, ato në përfaqësitë diplomatike dhe me postë, asnjëra parti nuk ka siguruar numër të mjaftueshëm për të qeverisur e vetme.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%