Bota & Kuriozitete

Mbahet Samiti i Ukrainës në Bruksel. Çfarë u diskutua? Plani i Macron ngjall debate. Rusia e sheh si kërcënim

todayMarch 6, 2025 21

Background
share close

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski dhe liderët e Bashkimit Evropian mbajtën samit urgjent për Ukrainën në Bruksel, ku diskutuan një plan investimi prej 800 miliardë eurosh në kapacitetin mbrojtës të Evropës dhe Ukrainës.

“Evropa përballet me një rrezik të qartë dhe për këtë arsye duhet të jetë në gjendje të mbrohet, ashtu siç dhe duhet ta vendosim Ukrainën në një pozicion për t’u mbrojtur dhe për të nxitur për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë. Unë prezantoj para udhëheqësve, Planin e Evropës, plan që siguron deri në 800 miliardë euro për investimin e mbrojtjes. Ajo u jep vendeve anëtare hapësirë fiskale për të investuar në mbrojtje, në industrinë ukrainase të mbrojtjes, ose të sigurojnë aftësi ushtarake që shkojnë menjëherë në Ukrainë”, tha Ursula Fon Der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.

Nga ana tjetër, vendet baltike dhe Polonia përshëndetën propozimin e presidentit francez për të diskutuar përdorimin e fuqive bërthamore të Francës, si një frenues ndaj kërcënimeve ruse. Deklaratën e presidentit francez, Rusia e sheh si kërcënim.

“Nëse presidenti francez na konsideron një kërcënim, thërret një takim të BE-së, thotë se është e nevojshme të përdoren armët bërthamore, kundër Rusisë, ky, natyrisht, është një kërcënim. Kjo do të thotë, një përfshirje e drejtpërdrejtë, zyrtare, e vendeve të NATO-s në një luftë kundër Federatës Ruse. Nëse është një kërcënim, atëherë trupat duhet të dërgohen kundër këtij kërcënimi”, deklalroi Sergej Lavrov, Ministër i Jashtëm rus.

Reagimet vijnë pasi presidenti Macron tha se vendosi të hapë një “debat strategjik” mbi përdorimin e fuqisë bërthamore të Francës për mbrojtjen e aleatëve evropianë, mes shqetësimeve për mos angazhimin e mundshëm amerikan. Udhëheqësit evropianë janë gjithnjë e më të vendosur të veprojnë pasi presidenti amerikan, Donald Tramp, urdhëroi një pauzë në të gjithë ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën kundër Rusisë, tre vjet pas pushtimit, pas një konfrontimi të ashpër publik në Zyrën Ovale, javën e kaluar me Zelenskin.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%