Bota & Kuriozitete

Monopoli i ri zëvendëson paratë me një aplikacion

todayMarch 8, 2025 7

Background
share close

Në muajin gusht, gjiganti i lodrave Hasbro do të lançojë një version të ri të lojës Monopoli, raportojnë mediat ndërkombëtare. Ndryshimi kryesor është se askush nuk do të ketë më rolin e “bankierit”, pasi një aplikacion mobil do të menaxhojë paratë dhe pronat e lojtarëve.

Qëllimi i këtij ndryshimi është të përshpejtojë lojën dhe ta bëjë më të lehtë për fëmijët. Megjithatë, lajmi ka shkaktuar reagime të forta, shkruan New York Post.

– Le të marrim një lojë që tashmë është 90% fat dhe të heqim pjesën e vetme argëtuese: menaxhimin e parave!, – u ankua një person.

Një tjetër kritikoi vendimin duke thënë se qëllimi kryesor i këtyre lojërave është t’u mësojë fëmijëve matematikën dhe si të menaxhojnë e të llogarisin paratë.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%