Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, zhvilloi takime në Kosovë me krerët e lartë shtetërorë. Ai fillimisht u mirëprit nga presidentja Vjosa Osmani e më pas u takua me kryeministrin Albin Kurti. Gjatë vizitës së tij, së bashku me disa ambasadorë të NATO-s, Rutte takon edhe komandantin e KFOR-it, si dhe drejtuesin e EULEKS-it. Rutte ka thënë se Kosova është shtet shumë me rëndësi dhe që NATO-ja ka prezencë të konsiderueshme përmes KFOR-it. Gjithashtu, Rutte ka thënë se stabiliteti i rajonit është në interesin e të gjithëve në aleancën ushtarake perëndimore.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)