Bota & Kuriozitete

SHBA vendos tarifa 104% ndaj Kinës

todayApril 8, 2025 16

Background
share close

Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa të reja tregtare ndaj Kinës që nga dita e mërkurë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, për rrjetin televiziv Fox Business.

Tarifat do të jenë shumë të larta,  plot 104% dhe do të prekin produkte të ndryshme të importuara nga Kina. Sipas Leavitt, do të ketë edhe një tarifë shtesë që do të hyjë në fuqi nga data 9 prill, duke e bërë më të shtrenjtë blerjen e disa mallrave kineze në SHBA.

Pas njoftimit, tregjet financiare në SHBA reaguan menjëherë. Bursa e Wall Street-it filloi të bjerë me ritme të shpejta. Kjo ndodhi edhe pse më herët gjatë ditës, indeksi kryesor S&P 500 kishte shënuar një rritje të ndjeshme prej mbi 4%.

Ekspertët paralajmërojnë se këto masa mund të sjellin rritje çmimesh për konsumatorët dhe tensione të reja tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%