Bota & Kuriozitete

Shkencëtarët: Planet i largët mund të ketë jetë

todayApril 17, 2025 11

Background
share close

Një grup shkencëtarësh beson se planeti K2-18b, shumë larg Tokës, mund të ketë një oqean të madh dhe të ngrohtë ku mund të ketë jetë.

Ata kanë studiuar atmosferën e planetit dhe kanë zbuluar një lloj molekule që në Tokë krijohet vetëm nga organizmat e gjallë, si algat. Ky zbulim mund të jetë një nga shenjat më të forta që jeta ekziston edhe jashtë planetit tonë.

– Ky është një moment historik. Mund të jetë hera e parë që po zbulojmë një botë tjetër ku ndoshta ka jetë, thotë Nikku Madhusudhan, astronom nga Universiteti i Kembrixhit.

Megjithatë, disa shkencëtarë janë më të kujdesshëm dhe kërkojnë më shumë prova.

– Kur bëhen pohime kaq të mëdha, duhen edhe prova shumë të forta, thotë Laura Kreidberg nga Instituti Max Planck në Gjermani.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%