Bota & Kuriozitete

Në pritje të Tymit të Bardhë, Vatikani drejt një Pape të ri. Ja si zgjidhet Pape i ri.

todayApril 21, 2025 22

Background
share close

Pas ndarjes nga jeta të Papës Françesku, tashmë ka nisur procesi për zgjedhjen e Papës së ri.

Trupi i tij do të vendoset për homazhe në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, ku njerëzit do të mund të i japin lamtumirën e fundit. Më pas, ai do të varroset në kishën Santa Maria Maggiore në Romë, një zgjedhje e pazakontë, pasi zakonisht papët varrosen në Vatikan.

Pas varrimit, do të shpallet një periudhë zie që zgjat nëntë ditë. Kur kjo periudhë të përfundojë, kardinalët do të mblidhen për të zgjedhur Papën e ri.

Zgjedhja ndodh në një proces të quajtur konklavë. Gjatë kësaj kohe, të gjithë kardinalët me të drejtë vote, këtë herë 138, mbyllen në Kapelën Sistine dhe nuk dalin derisa të kenë zgjedhur një emër të ri. Ata votojnë në fshehtësi, dhe për të zgjedhur një papë nevojiten dy të tretat e votave.

Pasi bëhet votimi, fletët e votimit digjen. Nëse nga oxhaku del tym i zi, kjo do të thotë se ende nuk ka një rezultat. Kur të shfaqet tym i bardhë, kjo është shenja që bota ka një Papë të ri.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%